Warning: A non-numeric value encountered in /home2/itdcovnm/public_html/itd.mk/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5806

Hardware and Software Solutions

“Empower your business”

Rreth Nesh

ITD Prishtinë shpk ka filluar operimin në tregun Kosovar që prej 2003. ITD Prishtinë shpk është Distributor i Autorizuar i Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.

ITD Prishtinë shpk, duke qënë i profilizuar si Distributor, ka objektivë të jetë lider në tregun e distribucionit të produkteve IT, duke mbuluar të gjithë territorin e Kosovës. Kompania synon të krijoj një rrjet rishitës të shpërndarë në të gjithë vendin duke u ofruar në mënyrë profesionale, variacion produktesh, mbështetje dhe performancë. Me një staf të kualifikuar punonjësish, kompania synon të ofrojë shërbim cilësor duke plotësuar të gjitha nevojat e klientelës.

Menaxhimi i Kompanisë

Ekipi i Punonjësve

Progresi dhe rritja e vazhdueshme e kompanisë tonë është e bazuar në talentin dhe punën e stafit tonë të përzgjedhur me kujdes dhe me profesionalizëm të lartë. Kjo është dhe arsyeja, në kendvështrimin tonë, pse kapitali njerëzorë ka qënë dhe do të jetë aseti ynë më i çmuar.
ITD Prishtinë përbëhet nga një ekip prej 34 punonjësh të kualifikuar.

Departamentet e Kompanisë

Departamenti Produkte
Departamenti Shitje & Marketing (Enterprise & Retail)
Departamenti Logjistikë
Departamenti Financës
Departamenti Servisit

Elementet e Identitetit te Kompanise

Emri dhe Logo e Kompanisë

Ka dizenjo dhe specifikime në përdorimit për elementet e identitetit të ITD Prishtinë shpk. Ka rregulla specifike për përdorimin e emrit të kompanisë, logon, ngjyrat dhe fontet e shkrimit. Nëse jeni duke prodhuar materiale të printuara që kanë lidhje me aktivitetin e ITD shpk, ju lutemi të përdorni guidelines si specifikuar nga kompania dhe që do t’iu dergohen nga departamenti i marketingut në bazë të kërkesës suaj (kontakto: kujdesiperklientin@itd-ks.com). Imazhet duhet të përdoren pa u alternuar, pa disproporcione, ndryshime në ngjyra apo ndonjë modifikim tjetër.

Elementet e Identitetit

Logoj është elementi më i rëndësishëm në prezantimin e imazhit të unifikuar të ITD Prishtinë shpk. Është simboli i vetëm që mund të përdoret në materialet marketing të kompanisë dhe duhet të jetë prezente në çdo publikim që është i lidhur me ITD Prishtinë shpk. Pozicioni dhe vendosja e logos varet nga materiali specifik ku do të vendoset, por normalisht, ajo vendoset në fund të shikimit të lexuesit dhe me një madhësi të tillë për të reflektuar theksim të mjaftueshëm, por nuk duhet të jetë shumë e madhe që të mund të dalë tepër në dukje. Logo e kompanisë është gjithashtu emri i kompanisë.

Galeri

Burime Njerëzore

Çertifikata ISO

Profili i kompanisë

Ruajmë dhe forcojmë pozicionin lider nëpërmjet:

Plotësimit të nevojave të klientëve me dedikimin në ofrimin e shërbimeve cilësore

Arritjes së eksperiencës më të gjërë në teknologjitë më të reja

Motivimit dhe suksesit profesional të punonjësve tanë

Operimit bazuar në vlerat tona bazë dhe standarteve më të larta të etikës së biznesit