STAFI

Lexo më shume

Punonjësit e deskut janë edukuar mirë për një komunikim sa më të mirë me klientët. Kompania ka vënë në fokus personelin e trajnuar, i cili në çdo moment do të sigurojë ndihmën e duhur, do të jetë i sjellshëm dhe do të ketë njohuri të shkëlqyera për fushën që e mbulon. Orientimi i tyre lidhur me plotësimin e nevojave të klientëve realizohet me elementet më poshtë:

  • Pamjen e mirë
  • Sjelljen profesionale dhe vërtetimin
  • Dëshirën për të plotësuar pritjet e klientëve dhe për të tejkaluar të njëjtat
  • Dëshirën për të përmirësuar perceptimin e emrave të të gjitha brendeve globale me të cilat punon Kompania
  • Kuadrot e trajnuara për vërtetimin e garancisë së produkteve

h

ÇERTIFIKIME

Lexo më shumë

Ne jemi një ofrues i autorizuar shërbimesh për pjesën më të madhe të produkteve/brendeve që i ofrojmë. Gjithashtu, ne kemi për qëllim të mbulojmë 100% të garancisë. Personeli ynë teknik ka qasje tek veglat e nevojshme, bibliotekat teknike dhe tek të gjitha bazat e të dhënave të prodhuesve, që të mundësohet shkëmbimi i njohurive teknike dhe informatave që nevojiten për realizimin efikas të detyrave të vetë personelit teknik. Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me certifikimet ose trajnimet dorëzohen në Sektorin e resurseve njerëzore, për çdo punonjës në

veçanti. Kompania gjithashtu kujdeset të realizojë të gjitha trajnimet e nevojshme për maksimizimin e performancave dhe asistencën që ka për qëllim klientët tanë.

  • Trahjnime on-line / në internet
  • Trajnime “tet a tet” për instruktorët
  • Trajnime “tet a tet” / direkte për inxhinierët, në ambientet e prodhuesit.
  • Trajnime CD/DVD / trajnime që bazohen në dokumente, etj.

Përveç trajnimit të personelit, Sektori i administrimit të cilësisë merret edhe me revizionin, që ka për qëllim vlerësimin e karakteristikave të kuadrove teknike.

Në bazë të informatave që sigurohen me ndihmën e programit për servis dhe me revizionet periodike, Kompania bën vlerësimin e karakteristikave të punonjësve, indikatorëve qëllimor kryesorë të suksesit, kontratës lidhur me nivelin e shërbimeve, ekipit të shërbimeve teknike, rasteve të përsëritjes së servisimit, servisimit të softuerit, pjesëve që përdoren për servsim, rasteve që nuk janë përfunduar, eskalacionit, etj.

PËRGJEGJESI SOCIALE

Lexo më shumë

Duke respektuar direktivat kryesore të mbrojtjes së ambientit jetësor, që mbulohen nga ana e ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni, Kompania definoi rregullat e funksionimit të drejtë të detyrave të përditshme. Këto rregulla janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe politikat e mbrojtjes së ambientit jetësor, standardet ekologjike dhe standardet e riciklimit / hedhjes së mbeturinave, sipas kërkesave ligjore dhe morale. Të gjithë punonjësit kanë për detyrë të mësojnë të gjitha standardet dhe t’i zbatojnë të njëjta gjatë punës.

SHËRBIME

Lexo më shume

1) Brenda afatit të garancisë

1. Servis pas shitjes – klienti sjell produktin për servisim

2. Servis pas shitjes në shtëpinë e klientit

Ne kujdesemi që klientët tanë në momentin e blerjes së produktit të informohen mirë me kushtet e garancisë së çdo produkti (Kushtet e garancisë).

2) Jashtë afatit të garancisë

Pas skadimit të afatit të garancisë ne ofrojmë mundësi të ndryshme servisimi, në shtëpinë e klientit dhe në ambientet e servisit. Servisi i ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni të gjithë klientëve u ofron mundësi për të servisur produktet edhe jashtë afatit të garancisë, në aspektin e harduerit ose softuerit. Ne gjithashtu japim garanci për servisimin e mundësuar nga ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni.

Shërbimet e ofruara nënkuptojnë:

  • Mirëmbajtje, konfiguracion, regjistrim kopjesh rezervë/asistencë
  • Hardueri: Mirëmbajtje, pastrim, servisim dhe përditësim
  • Softueri: instalim/deinstalim, regjistrim kopjesh rezervë/asistencë, servisim, përditësim, etj.
  • Laptop, kompjuter personal, pikë pune: instalim, servisim dhe konfiguracion
  • Kthim të dhënash dhe klonim.
  • Servisim të kompjuterëve-tablet
  • Smartfon
  • Konfiguracion dhe mirëmbajtje të sistemeve të ndryshme

ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni është servili i autorizuar i brendeve Dell, IBM, Lenovo dhe GOCLEVER, por merret edhe me servisimin e të gjitha produkteve të brendeve të tjera, siç janë Apacer, ASRock, HP, Genius, Verbatim, Gygabyte, Winstar, Cooler master, Futjutu, Spire, Inform, Intracom, A-data, TP-link…

Ekipi ynë i asistencës teknike është i gatshëm t’ju ndihmojë me të gjitha pyetjet teknike lidhur me produktin Tuaj, për të cilën ne kemi lëshuar garanci.

N

CILËSI & SIGURI

Lexo më shume

  • Cilësia

ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni është një kompani e certifikuar që punon në mbështetje të standardit të cilësisë ISO 9001:2008, 2015

  • Siguria

ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni kujdeset rreptësishtë për elementet më poshtë:

  • Sigurinë e jetës së njeriut në vendin e punës
  • Sigurinë në ambientin e punës
  • Sigurinë dhe mbikëqyrjen e ambienteve me ndihmën e një sistemi të mbyllur monitorimi

 

Kompania i informon punonjësit e saj dhe mban trajnime lidhur me masat teknike të sigurisë që vlejnë për vendin e punës. Masat teknike të sigurisë së vendit të punës janë vendosur në të gjitha ambientet, që mundëson të shihen nga çdo punonjës.

  • Standardet e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës
  • Rregullat teknike të sigurisë për vendin e punës
  • Rregullat teknike të sigurisë elektrike
  • Ndihma e parë
  • Menaxhimi i fatkeqësive në vendin e punës
  • Udhëzimet mbrojtjes në rastet e shkaktimit të një zjarri
  • Plani i veprimit në një rast rreziku

Ekipi ynë i asistencës teknike është i gatshëm t’ju ndihmojë me të gjitha pyetjet teknike lidhur me produktin Tuaj, për të cilën ne kemi lëshuar garanci.

Adresa: Rr. 1552 nr.22 Vizbeg
1012 Shkup, Maqedoni
Faksi postar 26

Tel: +389 2 2 602 650

E-mail: servis@itd.mk

}

Orët e operimit  servisit

Nga e hëna deri të premten: 09:00 – 17:00

Liverpool Fc Womens Clothing Brazil Football Kit 2018 Everton Shorts And Socks Manchester City Third Kit Kids Barcelona Football Shirt Real Madrid T Shirt Price Cheap Chelsea White Uniform Man Utd Jacket Liverpool Football Socks Mens Childs England Football Kit 2018 Nike Portugal Sweatshirt Cheap Euro 2018 Football Shirts Cheap football shirts Man Utd Shirt Man Utd Replica Kit