Warning: A non-numeric value encountered in /home2/itdcovnm/public_html/itd.mk/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5806

DEKLARATE PER POLITIKAT E PRIVATESISE MBI REKRUTIMIN

I nderuar aplikues!

Kjo është faqja zyrtare e rekrutimit të individëve për punësim në Infosoft Grup. Duke çmuar interesimin Tuaj për t’u punësuar në grupin tonë, duam të sqarojmë se InfoSoft Management Services sh.p.k është një kompani e Grupit e autorizuar për ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me punësimin e kandidatëve.

Kjo kompani kujdeset që të gjitha të dhënat e aplikuesve, që do të pranohen në bazën e të dhënave, të ruhen me një siguri të madhe në sistemin përkatës. Kompania gjithashtu është përkushtuar në implementimin rigoroz të kornizës ligjore që ka të bëj me mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha aktiviteteve lidhur me të dhënat e prezantuara, sidomos në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe dispozitat në fuqi të Ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 7/05, 103/08, 124/10 dhe 135/11) dhe aktet nënligjore të implementimit.

Duke dashur një bashkëpunim sa më efikas, ne garantojmë se të dhënat Tuaja personale do të përdoren vetëm për punësimin në kompanitë tona, në funksion të vlerësimit të pranimit Tuaj në një nga vendet e lira, sipas kritereve përkatëse.

Me vetë faktin që ne jemi kontrollues dhe përdorues të të dhënave personale, morëm masa për sigurinë e të dhënave Tuaja personale nga dëmtimi joligjor dhe/ose incidentet, humbja dhe manipulimet, si dhe masa për kontrollimin e qasjes tek të dhënat personale dhe përhapjen e tyre nga ana e personave të paautorizuar.

Duke marrë për bazë legjislacionin në fuqi që ka të bëj me mbrojtjen e të dhënave personale, me një kërkesë të dërguar me e-mail në adresën elektronike zyrtare jobs@itd.mk, Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave Tuaja personale, që i keni dorëzuar me dëshirën Tuaj gjatë aplikimit për punësim.

Duke klikuar Accept Ju jepni pëlqim për përdorimin e të dhënave që i keni shënuar në formularin e aplikimit, gjatë fazave të zgjedhjes së punonjësve për vendin konkret të punës. Procesi i zgjedhjes gjithashtu nënkupton se të dhënat Tuaja mund të transferohen nga Infosoft Management Services shpk në një kompani tjetër në kuadër të Infosoft Grup .

Të dhënat Tuaja do të ruhen në bazën e të dhënave për një vit dhe do të merren parasysh gjatë angazhimit të punonjësve të rinj, jo vetëm për vendet që janë të lira për momentin, por edhe për mundësitë e tjera të punësimit në Infosoft Grup.