Departamenti i burimeve njerëzore
Departamenti i Burimeve Njerëzore luan një rol të rëndësishëm në funksionimin dhe veprimtarinë e përgjithshme të Kompanisë.
Shtyllat kryesore mbi të cilat bazohen aktivitetet tona janë si më poshtë vijon:
- Angazhimi i punonjësve me ambicie dhe kualifikime adekuate, me implementimin e programeve efikase.
- Trajnimet e vazhdueshme të punonjësve për përmirësimin e karakteristikave, profesionalizmit dhe shkalës së përparimit ose avancimit në karrierë, në kuadër të strukturës së Kompanisë.
- Vlerësimet e rregullta dhe dokumentimi i punës së çdo punonjësi, në aspektin e motivimit dhe përmirësimit të karakteristikave të vendeve të punës.
- Motivimi i punonjësve për inkurajimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e efikasitetit të punës.