Rreth nesh

ITD Distribucija Maqedoni është pjesë e Infosoft Group, grup ky i themeluar në vitin 1991. Me përvojën e vetë 25-vjeçare Infosoft Group mbulon kompani në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

ITD Distribucija Maqedoni në tregun e Maqedonisë filloi të veprojë në vitin 2007 me emrin InfoSoft Sistems sh.p.k Maqedoni. Në vitin 2010 kompania ndërroi emrin dhe filloi të veprojë me emrin e ri ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni.

Kompania është distributori i autorizuar i brendeve DELL, IBM, HP, Lenovo, ADATA, Gygabyte, TP-link Genius, Winstar, Cooler master, Futjutu, Spire, Power Tree, ION, UNI-1, Fabriano, MURATLI Karton dhe Lepenka dhe ofron shumë produkte të tjera të kompanive prestigjioze që veprojnë në nivel ndërkombëtar.

Kompania merret me distribucionin e produkteve TI (serverë, memorie dhe softuer, lidhje në rrjet, kompjuterë dhe kompjuterë noutbuk, komponentë dhe pajisje, printime dhe regjistrime), distribucion letre dhe me produkte grafike (letër, karton, materiale zyre, tonerë dhe kertrixhe).

Gjatë kësaj dekade veprimi në fushën e distribucionit, ITD Distribucija arriti zhvillimin më të shpejtë brenda grupit Infosoft, por edhe në rajonin e Evropës Lindore. Viteve të fundit, në kohën e krizës ekonomike globale, ITD Distribucija vazhdon të arrijë rezultate të larta në aktivitetin e saj.

Suksesi i funksionimit të kompanisë është rezultat i përkushtimit të punonjësve të saj, angazhimit pa rezervë dhe dëshirës për zhvillim profesional dhe personal. Duke synuar rezultate të shkëlqyera dhe duke pasur parasysh realitetin e tregut, me përqendrimin në procesin e distribucionit në kohën e duhur, lidhjen e raporteve cilësore me partnerët, etikën e lartë afariste, profesionalizimin dhe njohuritë në fushën e shitjes/administrimit dhe logjistikën e shkëlqyer, ITD Distribucija ka për qëllim të bëhet lidere e tregut të distribucionit IT në Maqedoni.

Ne kemi për qëllim kënaqësinë e partnerëve, qëllim ky që mund të arrihet me komunikimin e shpejtë, zgjidhjen e problemeve lidhur me kërkesat, nevojat e partnerëve dhe me ndihmën e informatave kthyese cilësore të kërkesave të bashkëpunëtorëve.

ITD Distribucija Maqedoni është një kompani e certifikuar dhe vepron sipas standardeve të administrimit të cilësisë ISO 9001.

Liverpool Fc Womens Clothing Brazil Football Kit 2018 Everton Shorts And Socks Manchester City Third Kit Kids Barcelona Football Shirt Real Madrid T Shirt Price Cheap Chelsea White Uniform Man Utd Jacket Liverpool Football Socks Mens Childs England Football Kit 2018 Nike Portugal Sweatshirt Cheap Euro 2018 Football Shirts Cheap football shirts Man Utd Shirt Man Utd Replica Kit