

ITD Distribucija Maqedoni është pjesë e Infosoft Group, grup ky i themeluar në vitin 1991. Me përvojën e vetë 25-vjeçare Infosoft Group mbulon kompani në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
ITD Distribucija Maqedoni në tregun e Maqedonisë filloi të veprojë në vitin 2007 me emrin InfoSoft Sistems sh.p.k Maqedoni. Në vitin 2010 kompania ndërroi emrin dhe filloi të veprojë me emrin e ri ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni.
Kompania është distributori i autorizuar i brendeve DELL, IBM, HP, Lenovo, ADATA, Gygabyte, TP-link Genius, Winstar, Cooler master, Futjutu, Spire, Power Tree, ION, UNI-1, Fabriano, MURATLI Karton dhe Lepenka dhe ofron shumë produkte të tjera të kompanive prestigjioze që veprojnë në nivel ndërkombëtar.
Menaxhimi i Kompanisë
Ekipi i Punonjësve
Zhvillimi dhe përparimi permanent i kompanisë sonë bazohen në talentin dhe punën e personelit tonë që zgjidhet me kujdes dhe profesionalizëm. ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni funksionon me një ekip me 30 punonjës të kualifikuar, por kompania ka për qëllim në të ardhmen të risë numrin e punonjësve.Sektorët e kompanisë
Sektori i produkteve
Sektori i shitjes dhe marketingut
Sektori i import – eksportit dhe garancive
Magazina dhe sektori i logjistikës së dërgesave
Kontabiliteti dhe administrata
Elementet e Identitetit te Kompanise
Emri dhe Logo e Kompanisë
Kjo logo është elementi i vetëm dhe më i rëndësishëm i prezantimit të imazhit të drejtë të ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni. Ajo është simboli i vetëm që duhet përdorur në materialet e zyrës së kompanisë dhe duhet të qëndrojë në çdo publikim që ka të bëj me ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni. Vendosja dhe pozicionimi i logos varet nga aplikacioni specifik i dizajnit grafik, por karakteristika qëndron në faktin se bëhet fjalë për pozicionin e fundit që e shikon syri i njeriut dhe ky pozicion mundëson hapësirë të mjaftueshme për të vënë theksin në logon e kompanisë, pa e prishur dizajnin. Logoja e kompanisë përmban edhe emrin e kompanisë.
Elementet e Identitetit
Dizajni dhe përdorimi i elementeve të identitetit të ITD Distribucija ka specifikat e veta. Ekzistojnë mënyra specifike lidhur me përdorimin e emrit, logos. Ngjyrave dhe shkrimit të kompanisë. Nëse prodhoni materiale të printuara ose elektronike që kanë lidhje me aktivitetet e ITD Distribucija sh.p.k Maqedoni, Ju lutemi të ndiqni drejtimet e përcaktuara nga kompania, që do t’jua dërgojë Sektori i marketingut, pasi të na dërgoni një kërkesë. Dokumentet me fotografi duhet të përdoren të pandryshuara, pa dimensione disproporcionale, ndryshime ose çfarëdo lloj modifikimi.